Policia ka nisur shoqërimin e personave pas tensioneve të krijuara gjatë protestës së studentëve. Pas situatës së tensionuar të krijuar gjatë protestës së studentëve, Policia ka nisur shoqërimin e disa personave në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Në Rrugën e Durrësit janë raportuar disa shoqërime, ndërsa në zonën e njohur si “21 Dhjetori”, efektivët e policisë kanë shoqëruar tre persona.
Mësohet se fillimisht uniformat blu kanë ndaluar një taksi, duke pyetur drejtuesin e mjetit se ku i kishte marrë tre të rinjtë që ndodheshin në automjet. Më pas, policia ka bërë shoqërimin e tyre.
Ndërkohë, sipas të dhënave të bëra të ditura nga Policia, deri në këto momente numri i personave të shoqëruar ka arritur në 35.
Autoritetet bëjnë me dije se vijon puna për identifikimin e personave të dyshuar si të përfshirë në aktet e dhunshme gjatë protestës.











