Replikat dhe kundër replikat mes deputetes së Frontit Europian, Arbana Pasholli dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari kanë vazhduar në Kuvend, përcjell Tv21. Pasholli i tha Taravarit se, ka dallim të madh nga qeverisja që ka bërë Ali Ahmeti dhe qeverisjes që tani bëhet nga VLEN që siç tha, në biografinë e liderit të BDI-së, ka vepra dhe jo fjalë.
Taravari tha se nuk e ka parë CV-në e Ali Ahmetit por që do ta shoh sot, ndërkohë që shtoi se, kanë përkrahjen dhe besimin e qytetarëve.
“Kur vjen puna për tu krahasuar në raport me aftësitë e juaja të udhëheqjes, është një dallim shumë i madh mes asaj se si udhëheq lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, dhe si përuleni ju në këtë qeveri monoetnike. Për këtë, mund t’i hidhni një sy biografisë së liderit të BDI-së, që këtë biografi nuk ka fjalë por vepra”, tha Arbana Pasholli.
“Unë nuk e di CV-në e zotëri Ahmetit por sot do ta shoh. Seriozisht nuk e di ku ka diplomuar. CV-në time mund ta lexoni edhe në Wikipedia edhe çdo kund, edhe punimet dhe librat që i kam shkruar, edhe në votime kam dalur në Gostivar dhe aty 2 herë qytetarët ma kanë dhënë besimin, d.m.th. nuk është s e nuk kemi përkrahje prej qytetarëve dhe ata nuk na besojnë”, tha Taravari./tv21.tv