Trendy

Pasojë e sistemeve të kaluara: Mjek pa licencë merrte rrogë për 5 vite në Spitalin e Strugës!

Para 8 muaj

Skandali me përmasat e një abuzimi klasik të pushteteve të kaluara ka tronditur Strugën. SPB Strugë ka ngritur kallëzim penal ndaj K.S. (42), mjek në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës, për veprën penale “punë e papërgjegjshme në shërbim”.

Sipas njoftimit zyrtar, K.S. ka shmangur detyrimet ligjore duke mos njoftuar për ndërprerjen e specializimit dhe nuk është paraqitur në punë nga 1 korriku i vitit 2019 deri më 29 nëntor 2024, kur është marrë vendimi për shkarkim.

Edhe më alarmante është fakti se prej 15 korrikut 2020, pasi i ka skaduar licenca e punës, ai ka vazhduar të figurojë si mjek i përgjithshëm, pa lejen e Odës së Mjekëve, duke vazhduar të marrë pagë dhe përfitime të tjera në vlerë prej gati 2 milionë denarësh.

Rasti është dëshmi flagrante e sistemit të kalbur të administratës dhe kontrollit institucional të viteve të kaluara, ku askush nuk mbante përgjegjësi, ndërsa qytetarët e paguanin faturën e abuzimeve.

Trending