Trendy

Pensionisti me 1.90 promilë alkool shkaktoi kaos, ja detajet

Para 3 javë

Policët e SPB Veles, më 12 korrik 2026, rreth orës 21:30, arrestuan J.T. (69) nga Velesi për prishje të rendit dhe qetësisë publike në rrugën “Stevan Gajdov”.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, ai nuk i respektoi urdhrat e zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrave të tyre zyrtare.

Gjatë kontrollit u konstatua se J.T. ishte nën ndikimin e alkoolit, me 1.90 promilë alkool në gjak.

Ai u ndalua në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Trending