Trendy

Për 25000 euro pagoi mbi 150000 euro

Para 10 muaj

Rast i dyshuar fajdeje me pasoja të rënda ekonomike

Një 59-vjeçar nga Tetova ka raportuar në SPB Tetovë më 16 maj në orën 19:00 se në vitin 2014, personi V.K. (46), në prani të S.S. (47), të dy nga Tetova, i kanë dhënë një shumë prej 25.000 euro me fajde.

Sipas tij, gjatë viteve në vijim ka paguar mbi 150.000 euro për kamatë dhe borxh, dhe për pasojë janë shitur pa pëlqimin e tij dy banesa, një në Tetovë dhe një në Ohër, të cilat ishin lënë peng me akt noterial. Policia po heton rastin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Trending