Bota

Për herë të parë në karrierën e tij politike, Erdogan nuk mban fjalim fitoreje

April 1, 2024, 09:04

Presidenti turk merr goditje të fortë në zgjedhjet lokale. Opozita merr Stambollin, Ankaranë e Izmirin

Për herë të parë në karrierën e tij politike nuk mbajti një fjalim fitoreje. Këtë herë nuk humbi vetëm Stambollin, por edhe shumë bastione të partisë së tij AKP, e cila u rendit për herë të parë forcë e dytë politike në rang vendi (Lexo më shumë). Megjithatë në fjalën e tij para përkrahësve, Recep Tayyip Erdogan nuk e përmendi fjalën humbje, ndërsa u shpreh se e pranon vendimin e popullit turk.

“Ashtu siç kemi bërë gjithmonë ne e respektojmë vendimin që mori me votë populli ynë. Pavarësisht rezultatit, i gjithë procesi ishte një tregues demokracie. Prej 22 vitesh jemi në pushtet dhe sërish këtu do të jemi. Bashkë me ju do ta vijojmë këtë rrugë që kemi nisur”.

Paralajmëroi një analizë të thelluar brenda partisë, ndërsa u parapriu thirrjeve të mundshme për zgjedhje të parakohshme presidenciale.

“Qytetarët tanë na dhanë një mesazh, të cilin do ta lexojmë në mënyrë sa më të drejtë. Do të nxjerrim mësime dhe do të bëjmë një analizë të thelluar në çdo zonë që kemi marrë rezultatin që nuk e prisnim. Kemi një rrugë 4-vjeçare drejt zgjedhjeve të vitit 2028. Do të përgatitemi shumë mirë që sërish të fitojmë”.

Ndërkohë kandidatët e opozitës shpallën fitoren në bashkitë e mëdha të vendit ndërsa përkrahësit e partisë republikane popullore vijuan festën në rrugët e qyteteve deri në orët e para të mëngjesit. Forca më e madhe opozitare arriti që të fitonte qytetet e mëdha si Stambolli, Ankaraja dhe Izmiri, por edhe në zona të tjera të vendit, përfshirë edhe bastione të partisë së Erdogan.

Klan News

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah

Më shumë nga kategoria

IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_2742
Tërmet në Maqedoninë e Veriut
IMG_8686
Tetovarja shkakton aksident dhe iku nga vendi i ngjarjes
IMG_8684
Mexhiti: Menaxhimi ekologjik i mbeturinave në Tetovë nga kompania austriake Saubermaher, model për të gjitha komunat
IMG_8639
Imërlije Saliu: Pa përfshirjen e pjestarëve të UÇK-së, ligji i branitellave nuk kalon
IMG_8679
Mickoski: BDI-së nuk i intereson gjuha, por fshehja e krimit
IMG_8672
Dalin pamjet e kamerave të sigurisë, dyshohet se për Ramazan është vjedhur në Xhaminë e “Mustafë Pasha” në Shkup