“Personat fizikë që kanë përfituar të ardhura nga jashtë, pavarësisht nëse taksa është paguar apo jo, janë të detyruar të dorëzojnë deklaratën elektronike dhe të bashkëngjisin dëshmi të vlefshme, përfshirë konfirmime nga punëdhënësi, listat e pagave, marrëveshje shërbimesh dhe dokumente të tjera që vërtetojnë llojin, shumën dhe periudhën e të ardhurave”, thonë nga DAP.
Nga DAP theksojnë se respektimi i këtij afati siguron përcaktim të saktë të detyrimeve fiskale dhe shmang procedura shtesë ose gjoba, ndërsa për ndihmë dhe udhëzime të plota qytetarët mund të përdorin sistemin online dhe faqen zyrtare të DAP-së.










