Trendy
Screenshot

Për shkak flamurit në ndeshjen Shkëndija – Prespa, Federata ka hapur lëndë

Para 2 orë

Në seancën e jashtëzakonshme te Komisionit Disiplinor në Federatën e Futbollit të Maqedonisë (FFM), u hap lëndë për ndeshjen ndërmjet Shkëndijës së Haraçinës dhe Prespës.

“Komiteti Disiplinor hap procedurë kundër delegatit të ndeshjes FC SHKENDIJA Haraçinës – FC PRESPA për shkak të mosdhënies së fakteve relevante në lidhje me situatën rreth vendosjes së flamurit shtetëror në stadium, si dhe rrethanave të tjera që lidhen me organizimin dhe rrjedhën e ndeshjes”, raportoi Federata.

Komisioni ndër të tjera ka theksuar se në ndeshjen e organizuar në Hasanbeg, ndërmjet Shkëndijës dhe Prespës, në stadium ka pasur prani edhe të personave jozyrtarë gjatë orarit të ndeshjes.

Një ditë më parë kishte reaguar edhe Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri. Ai theksoi se përdorimi i flamurit është e drejtë ligjore dhe demokratike.

“Në ndeshjen e KF Shkëndija, si gjithmonë ishte prezent edhe flamuri ynë – Shqiponja. Ky flamur ka qenë dhe do të jetë gjithmonë prezent sa herë që luan Shkëndija, sepse për ne nuk është thjesht një simbol, por identitet, krenari dhe përkatësi. Askush nuk mund të na ndalojë ta shprehim atë që na takon me të drejtë”, deklaroi Beqiri.

Ndryshe, në këtë u dënua edhe Vardari me 5 mijë euro për shkak probleme që i shkaktoi në ndeshjen kundër Bashkimit. (Portalb)

Trending