Trendy

Për të dalë më herët nga puna ka bërë kallëzim të rremë se është vendosur bombë te kompania

Para 1 orë

Privohet nga liria një banor i Kërçovës, për të dalë më herët nga puna ka bërë kallëzim të rremë se është vendosur bombë në KME ,,Osllomej”, vijon kallëzimi përkatës

Më 05.03.2026 në orën 03:30, nëpunës policorë të Njësisë Policore Osllomej e privuan nga liria R.B. (44) nga Kërçova, i punësuar në KME Osllomej. Ai, në orën 02:25, i ka dërguar mesazh shefit të tij me të cilin e ka informuar se, ka pasur njohuri se në një departament në KME ,,Osllomej” është vendosur bombë.

Pas masave të marra dhe verifikimeve të kryera me sigurimin, nëpunësit policorë kanë konstatuar se nuk ishte vendosur bombë dhe se bëhet fjalë për kallëzim të rremë.

Pas masave të marra, R.B. është gjetur në një shtëpi pushimi në fshatin Osllomej të Kërçovës dhe është privuar nga liria. Në këtë rast, ai ka pranuar se kallëzimi është i rremë dhe se e kishte sajuar atë për të dalë më herët nga puna.

R.B. është ndaluar në Stacionin Policor të Kërçovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Trending