Trendy

Përfundon detyrimi ligjor për mbajtjen e pajisjeve dimërore në vetura

Para 2 orë

Detyrimi katërmujor për të pasur pajisje dimërore në automjetet që marrin pjesë në trafikun publik rrugor, i cili filloi më 15 nëntor, përfundon sot, sipas dispozitave të Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor.

Gomat e detyrueshme dimërore me shenjat “MS”, “M+S”, “M&S” dhe simbolin e një flok dëbore në një mal të stilizuar me tre maja ose gomat verore plus zinxhirët e dëborës nuk do të jenë të detyrueshme në automjetet në territorin e Maqedonisë nga nesër.

Gjoba për mospasje pajisjesh dimërore nga 15 nëntori deri më 15 mars është 45 euro në kundërvlerë në denarë.

Trending