Trendy

Përfundon faza e parë e punimeve në Xhaminë “Koxha Mehmed Beu” në Tabanoc, falënderime për ministrin Sedat Sulejmani

Para 46 minuta

Ka përfunduar faza e parë e punimeve në Xhaminë “Koxha Mehmed Beu” në Tabanoc, njofton Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame-Kumanovë.

Punimet në këtë fazë kanë përfshirë pastrimin e hapësirës së jashtme dhe vendosjen e kufijve të oborrit të xhamisë. Sipas Muftinisë, punimet janë realizuar në koordinim me institucionet përkatëse, ndërsa në ditët në vijim pritet të nisë edhe faza e dytë.

Muftinia e BFI-së Kumanovë ka shprehur falënderim të veçantë për ministrin e Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, për përkrahjen në këtë proces.

Falënderime janë adresuar edhe për këshilltarin shtetëror për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe anëtarin e Kabinetit të Ministrit, mr. Afet Jasharin, drejtorin e Drejtorisë për Konservim, Aleksandar Jordanovskin, si dhe për besimtarët nga vendi dhe diaspora që kanë kontribuar në realizimin e punimeve.

Muftinia e Kumanovës thotë se puna do të vazhdojë me fazën e dytë, me synimin për përmirësimin dhe ruajtjen e kësaj xhamie.

Trending