Përgatituni për ndryshim të motit! Nga fundi i ditës së sotme, i gjithë vendi do të bie nën ndikimin e valëve të reja të ajrit të lagësht, që do të sjellin një ndryshim të dukshëm të motit në prag të festave të vitit të ri.
Meteorologët lajmërojnë se moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë gjatë 24 dhe 25 dhjetorit, me reshje që nuk do të jenë të vogla.
Çfarë pritet?
Në zonat malore reshjet do të jenë prej dëbore, me formim të një shtrese bore nga 5 deri 10 centimetra, ideale për adhuruesit e sporteve dimërore.
Në vendet më të larta, reshjet e shiut gjatë ngritjes së ajrit të ftohtë do të kthehen në borë, gjë që mund të bëjë rrugët më të vështira për t’u udhëtuar.
Edhe në Shkup dhe zonat përreth do të bie shi, sidomos nga fundi i ditës, me klimë kryesisht të vrenjtur këto ditë.
Meteorologët parashikojnë se moti do të fillojë të qetësohet dhe të stabilizohet nga dita e premte, por deri atëherë sugjerohet kujdes në rrugë për shkak të kushteve të lagështa./ZYRTARE.net/










