Trendy

Përkrahje për kreativitetin rinor, vizitë e Lulzim Aliut në punëtorinë artistike

Para 9 muaj

Qendra për Kulturë “Koço Racin” ka shprehur mirënjohje të veçantë ndaj zëvendësministrit të Arsimit, prof. dr. Lulzim Aliu, për vizitën e tij në Punëtorinë Rinore të Qeramikës në fshatin Vraneshticë, një projekt që synon ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore përmes edukimit dhe artit.
Prania e zëvendësministrit Aliu u cilësua si një mbështetje e rëndësishme morale dhe institucionale për të rinjtë pjesëmarrës, mentorët dhe të gjithë realizuesit e projektit. Ai vlerësoi rëndësinë e ndërthurjes së arsimit me kulturën, duke theksuar se zhvillimi i potencialit krijues të të rinjve është një investim për të ardhmen.

Qendra për Kulturë “Koço Racin”, nën drejtimin e Mazllam Osmani, vazhdon të gjallërohet me projekte dinamike dhe vizion të qartë. Në vitet e fundit, ajo është shndërruar në një hapësirë ku kultura, tradita dhe rinia ndërthuren në mënyrë kuptimplotë, duke sjellë jetë të re në skenën kulturore të Kërçovës.

Trending