Dy banorë të fshatit Bogovinë kanë raportuar një rast të dhunës fizike gjatë kohës që punonin në një objekt në fshatin Çegran.
Sipas denoncimit të bërë në ora 16:30 në Njësinë Policore – Çegran, L.R. (40) dhe E.S. (71) deklarojnë se janë sulmuar fizikisht nga një person tjetër nga i njëjti fshat, i identifikuar si T.I.
Policia ka nisur procedurat hetimore për të vërtetuar rrethanat dhe për të ndërmarrë veprimet përkatëse ndaj personit të dyshuar. Ende nuk janë bërë të ditura motivet që çuan në përleshjen mes tyre.





