Trendy

Përleshje masive në autostradën Tetovë–Gostivar në mes të rinjve nga Bogovina dhe Piroku

Para 3 muaj

Në raportin MPB njoftohet se më 13.12.2025, rreth orës 02:00, në SPB Tetovë u privuan nga liria B.Sh. (24), I.I. (28), A.I. (27) dhe F.I. (24), të gjithë nga fshati Bogovinë.
Arrestimi ka ardhur pas një denoncimi paraprak në SPB Tetovë se rreth orës 01:00, në autostradën Gostivar–Tetovë, pranë hyrjes për në fshatin Kamjan, derisa A.A. (28) nga fshati Pirok po lëvizte me një veturë BMW me targa zvicerane, në të cilën si bashkëudhëtar ishte R.J. (28) nga Piroku, pas tyre po lëvizte një veturë Passat me targa të Tetovës, e drejtuar nga I.I. nga fshati Bogovinë.
Sipas kallëzimit, drejtuesi i automjetit Passat kishte aktivizuar dritat sinjalizuese, më pas i kishte parakaluar dhe ua kishte ndërprerë rrugën. Nga automjeti kishin zbritur personat e arrestuar, të cilët fizikisht i kishin sulmuar A.A. dhe R.J..

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet parashtresë përkatëse.

Trending