Trendy

Përleshje masive në Shkup, përfshihen gjashtë persona nga Studeniçani dhe Shkupi

Para 6 muaj

MPB njofton se më 20.05.2025, në orën 15:21 në SPB Shkup është raportuar se në rajonin e Gjorçe Petrovit, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, është prishur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike mes personave: Sh.O. (56), A.O. (33) dhe S.O. (24), të gjithë nga fshati Studeniçan i Shkupit, nga njëra anë, dhe D.P. (28), D.P. (22) dhe D.P. (19), të gjithë nga Shkupi, nga ana tjetër.

Gjatë përleshjes janë përdorur mjete të forta dhe janë dëmtuar një automjet transportues dhe një veturë. Pas dokumentimit të rastit do të ndërmerren masa përkatëse.

Trending