Më 2 nëntor 2024, në orën 18:45, nga Qendra Mjekësore e Gostivarit është raportuar në Stacionin Policor të Gostivarit se te ata është sjellë me lëndime të rënda trupore B.S. (53) nga fshati Forinë. Pas ndërmarrjes së masave, është konstatuar se B.S., duke drejtuar një traktor pa targa me rimorkio, kishte humbur kontrollin mbi mjetin dhe ishte përmbysur.
Një ekip inspektimi nga DPB Gostivar ka kryer inspektimin në vendin e ngjarjes.