Trendy

Përplasin slitën metalike në pistë skijimi – e mitura pëson lëndime të rënda në Kodrën e Diellit

Para 2 muaj

Një aksident serioz është regjistruar më 18.01.2026 në qendrën turistike “Kodra e Diellit”. Rreth orës 13:10, në Stacionin Policor “Kodra e Diellit”, A.D. nga Shkupi ka denoncuar se në pistën e skijimit, vajza e tij e mitur dhe shoqja e saj janë përplasur me një slitë metalike.

Slita drejtohej nga një fëmijë tjetër, i cili ishte në shoqërim të prindit. Si pasojë e përplasjes, e mitura J.E. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar nga mjekët në Spitalin Klinik të Tetovës. Policia po punon në sqarimin e rrethanave dhe përgjegjësive për këtë ngjarje.

Trending