Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur këtë pasdite në zonën e Manastirit, ku një person i kërkuar nga policia ka qëlluar drejt zyrtarëve policorë gjatë një përpjekjeje për t’iu shmangur arrestimit.
Sipas informacioneve zyrtare, policia iu kundërpërgjigj me zjarr, ku si rezultat i dyshuari u plagos dhe menjëherë u arrestua. Ai është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa mbetet nën mbikëqyrje policore.
Në vendngjarje ndodhet një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Manastirit, i cili është duke udhëhequr procedurat fillestare të hetimit.
“Prokurori publik ka lëshuar urdhra dhe udhëzime për ndërmarrjen e veprimeve hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, njoftoi Prokuroria.
Hetimet janë në vijim dhe priten të hedhim dritë mbi motivet dhe rrethanat e incidentit të armatosur.






