Trendy

Përplasje zinxhir në rrugën Mavrovë–Gostivar: Katër motoristë me lëndime të rënda, rruga e bllokuar në të dyja kahjet

Para 7 muaj

Katër motoristë kanë përfunduar me lëndime të rënda trupore, pasi gjatë udhëtimit të tyre në aksin rrugor Mavrovë – Gostivar, janë përplasur me katër vetura në lëvizje. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 15 e 30 minuta ndërsa rruga vazhdon të jetë ende e mbyllur në të dyja kahjet.

Në vendin e ngjarjes janë Sektori i punëve të brendshme të Gostivarit dhe po kryhen hetime, ndërsa motoristët e lënduar dhe udhëtarët që udhëtonin me makina, janë dërguar për kufim në spitalin e Gostivarit. Viktima nuk ka, thonë nga Sektori i Punëvëe të Brendshme të Tetovës, ndërsa ka shkaktim të dëmit material.

Për momentin në vend ngjarje pritet të del edhe prokurori kujdestar, për të hetuar se si ka ardhur deri tek përplasja e motoristave me makinat, në aksin rrugor Mavrovë Gostivar, në afërsi të gurishtës.

Nuk dihen ende detaje se kush dhe nga janë grupi i motoristave që u përplasën me makinat, ndërsa brenda ditës, pritet që Sektori i Punëve të brendshme të del me detaje të reja.

Trending