Trendy

Përpos ‘Safe City’ edhe policia bënë gërdi me dënimet në Tetovë

Para 2 muaj

Tetovë/Gostivar – 28 shoferë të gjobitur për parkim të parregullt, 28 automjete të ngritura me “merimangë”

Gjatë ditës së djeshme (1 dhjetor), në rajonin e SPB Tetovë është realizuar një kontroll i zgjeruar i automjeteve dhe shoferëve. Nga ky aksion, policia ka sanksionuar gjithsej 28 shoferë për parkim të parregullt – 13 në Tetovë dhe 15 në Gostivar.

Po ashtu, 28 automjete janë larguar nga komunikacioni me automjetin special “merimangë”, prej tyre 23 në Tetovë dhe 5 në Gostivar.

Gjatë kontrollit janë evidentuar edhe 43 shkelje të tjera të rregullave të komunikacionit (21 në Tetovë dhe 22 në Gostivar), për të cilat janë shqiptuar masa përkatëse.

SPB Tetovë njofton se kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të shtuar në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion.

Trending