Ministria e Mbrojtjes e Gjermanis ka konfirmuar se më 25 nëntor është vjedhur municion nga jnë kamion i një kompanie transporti civil, në vendin Burg (Saksoni-Anhalt).
Vjedhja u vu re vetëm kur shoferi i kompanisë së transportit mbërriti të nesërmen për të dorëzuar municionin në një kazermë aty pranë. Akoma nuk dihet asgjë zyrtarisht për personat që kanë marrë pjesë në këtë vjedhje.
Një inspektim fillestar zbuloi se janë vjedhur rreth 10,000 fishekë për pistoleta dhe 9,900 fishekë për pushkë si dhe të ashtuquajturit municion tymi.
Vitin e fundit kanë ndodhur disa vjedhje të ngjashme të municioneve.
Në informacionet e para thuhet se kompania e transportit civil nuk i përfilli rregulloret e sigurisë për transportin e municioneve të ndjeshme.
Trending










