Personi që humbi jetën në aksidentin me motor në lagjen Çair të Shkupit dyshohet se është një 16-vjeçar, bëjnë të ditur burime jozyrtare.
Sipas informacioneve fillestare, i mituri ka pësuar lëndime të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Në vendin e aksidentit kanë intervenuar policia dhe ekipet e emergjencës./Tetova1










