Kosove

Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, Trump uron presidenten Osmani

February 16, 2025, 04:02

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për 17-vjetorin e Pavarësisë së vendit, njoftoi Presidenca të dielën. Presidenca e Kosovës tha në një njoftim për media se në mesazhin e tij, Trump e “përgëzoi popullin e Kosovës për rrugëtimin drejt pavarësisë, duke vënë në pah qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë që e kanë shoqëruar këtë proces”.

Qytetarët e Kosovës festojnë të hënën përvjetorin e Pavarësisë, të cilën Prishtina e shpalli më 2008 me ndihmën e Shteteve të Bashkuara. Në letrën e Trumpit, sipas Presidencës së Kosovës, thuhet se “lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe ne presim me padurim t’i zgjerojmë ato, veçanërisht përmes rritjes së mundësive për investime, me qëllim që të sjellim më shumë prosperitet për të dyja vendet tona”.

Më poshtë, letra që Donald Trump i ka drejtuar Presidentes Vjosa Osmani:

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e rritjes ekonomike përmes një mjedisi të qëndrueshëm dhe të drejtë biznesi”, ka thënë Trump në mesazhin e tij.

Në fillim të shkurtit, presidentja Osmani tha se me administratën e re amerikane të presidentit Donald Trump, Kosova synon të thellojë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes e të investimeve strategjike. Osmani zhvilloi një mori takimesh me zyrtarë amerikanë dhe kongresistë në Uashington në fillim të shkurtit, u takua me nënpresidentin JD Vance më 11 shkurt në një samit botëror për inteligjencë artificial në Paris, si dhe takoi delegacione të senatorëve dhe kongresistëve amerikanë këtë fundjavë në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih.

Kosova pret të ketë qeveri të re, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, të cilat i fitoi partia në pushtet e kryeministrit Albin Kurti, por pa arritur ta sigurojë shumicën e nevojshme prej 61 deputetësh për ta formuar e vetme qeverinë. Letra e Trumpit pason kritikat që i dërguari i tij i për misione të veçanta, Richard Grenell, tha se SHBA-së i duhen partnerë të besueshëm në Ballkan, ndërsa Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas tij, nuk është e tillë.

Kabineti i Kurtit nuk i është përgjigjur kërkesës së Radios Evropa e Lirë, në lidhje me këto komente, por duke folur për një medium në Kosovë ai ka përsëritur se marrëdhëniet me SHBA-në janë në nivelin më të mirë. Deklaratë që është pasuar me reagim të Grenell, duke thënë se ato në fakt nuk kanë qenë kurrë në pikë më të ulët.

Kurti ishte përballur me kritika edhe nga administrata paraprake amerikane e udhëhequr nga Joe Biden, për shkak të disa veprimeve të ndërmarra në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, të cilat lidheshin me zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës, heqjen e dinarit serb nga përdorimi apo mbylljen e institucioneve serbe.

Kurti i ka arseytuar ato veprime si hapa drejt shtrirjes së sundimit të ligjit në veri dhe ka thënë se ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ndërkohë, Trump nuk e përmendi në urimin e tij drejtuar Osmanit dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Trump nuk e përmendi dialogun as në urimin drejtuar presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiç për ditën e shtetësisë së Serbisë javën e kaluar.

Kosova dhe Serbia dialogojnë në Bruksel – me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian – prej vitit 2011, kanë arritur një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

/Marrë nga REL

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah

Më shumë nga kategoria

IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
saranda-imeri
Deputetja e VLEN-it reagon ndaj provokimit seksist të bashkëpunëtorit të Bujar Osmanit: Gruaja dhe fëmijët e tij duhet të skuqen nga veprimet e tij
kasami-1068x601
Kasami në Alsat: Punësimet e shqiptarëve vazhdojnë, mbi 70 kishim në Tetovë
IMG_6865
Konflikt në Tetovë: Dy persona arrestohen pas kërcënimeve me armë zjarri dhe sulmit fizik
IMG_8543
Rijad Shaqiri kritikon Këshillin Gjyqësor: Çfarë keni ndërmarrë për Agim Islamin dhe Rexhail Qerimin
IMG_8496
Basri Bajrami, shqiptari që jetën reale e shëndrroi në "film"
IMG_8474
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi interpelancën ndaj Vesna Damevas, anëtare e Këshillit Gjyqësor