Për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv, të mërkurën, më 3 qershor 2026, pjesë të pesë fshatrave të Tetovës do të mbeten përkohësisht pa furnizim me energji elektrike, shkruan tetova1
Ndërprerjet do të nisin në orët e paradites dhe do të zgjasin deri në mesditë, varësisht nga lokacioni dhe dinamika e punimeve.
Orari i ndërprerjeve të planifikuara:
• Radiovcë – Nga ora 09:00 deri në 14:00 pa energji elektrike do të jenë objektet që ndodhen në afërsi të fushës sportive.
• Reçicë e Vogël – Nga ora 09:00 deri në 14:00 ndërprerje të energjisë do të ketë në pjesën e sipërme të tregut të bagëtive.
• Pirok – Nga ora 09:00 deri në 15:00 pa energji elektrike do të mbeten objektet në hyrje të fshatit nga ana e autostradës, si dhe ato në lagjen e njohur si “Mëhalla e Poshtme”.
• Dobrosht – Nga ora 09:00 deri në 14:00 ndërprerje do të ketë në pjesën e fshatit në drejtim të qendrës.
• Bogovinë – Nga ora 09:30 deri në 14:00 pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e fshatit.
Autoritetet e elektrodistribucionit u bëjnë thirrje banorëve të zonave të prekura që t’i shkëpusin me kohë pajisjet elektrike, për të shmangur dëmtimet e mundshme gjatë rikthimit të energjisë. Nëse punimet përfundojnë më herët se parashikimi, furnizimi me energji mund të rikthehet edhe para afatit të njoftuar./tetova1.mk










