Maqedoni

Pesë pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore! 12 lëshohen në trajtim shtëpiak, një kthehet nga Beogradi

March 25, 2025, 03:03

Nga gjithsej 115 pacientët që po trajtohen jashtë vendit pasi u lënduan në zjarrin në Koçan, pesë prej tyre janë në gjendje serioze shëndetësore. I pari i shëndetësisë, Arben Taravari gjithashtu njoftoi se nga pacientët që po trajtohen nëpër spitalet e vendit 12 sot lëshohen për kurim shtëpiak, ndërkaq edhe një pacient që po trajtohej në Beograd e që është në gjendje të mirë, do të sillet në Shkup për trajtim të mëtejshëm, për t’u lëshuar më pas në shtëpi.

“Sot planifikohet të lëshohen për shërim shtëpiak 12 pacientë, që do të thotë se do të mbesin 27 pacientë që do të vazhdojnë të shërohen nëpër spitalet dhe klinikat e Shkupit. Jashtë shtetit vazhdojnë të jenë 115 pacientë, një lajm i mirë është se njëri nga këta pacientë sot kthehet në Maqedoni për të vazhduar me shërim këtu, sipas rregullave dhe protokolleve që kemi përgatitur”, tha Arben Taravari.

Në pyetjen e TV21 se si e vlerëson ministri Taravari punën e tij me menaxhimin e krejt situatës me pacientët që kanë pësuar lëndime nga tragjedia në Koçan, ai tha se kanë bërë një punë intensive.
“Nuk është puna ime, është puna e ekipit, këto që i shihni dhe plot të punësuarve në shëndetësi që aspak nuk i shihni nëpër press konferenca, këtu jemi vetëm 6-7 veta, ekipi që ka funksionuar kanë qenë mbi 20-30 vetë të cilët kanë dhënë mund të jashtëzakonshëm. Për vlerësim duhet të japin qytetarët”, deklaroi Taravari.

Disa vende të Europës Perëndimore kanë ofruar rehabilitim afatgjatë për pacientët me sëmundje më të rëndë, trajtimi i të cilëve mund të zgjas me javë ose me muaj, njoftoi Taravari, pas takimi me shtabin e krizës.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_0229
Ervin Toro, shqiptari nga Amerika që do sjell ndryshimin në Shqipëri
IMG_0171
Në fillim licenca, pastaj leja për punë: Rregulla të reja për objektet gastronomike dhe ndërtimore
IMG_0168
Mustafa Imeri, drejtor i Filharmonisë së RMV-së
IMG_0165
Pesë pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore! 12 lëshohen në trajtim shtëpiak, një kthehet nga Beogradi
IMG_0162
MPB me detaje për aksionin e sotëm lidhur me ‘Ndërmarrjen e Rrugëve shtetërore’
IMG_0159
Është publikuar lista e kompanive ndërtimore që kanë mbetur pa licenca