Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhër për ndalimin e pesë zyrtarëve policorë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, gjatë arrestimit të të ndjerit Agon Zejnullahu, i cili vdiq në rrethana të dyshimta në Lipjan.
Ky veprim vjen pas kërkesës së Inspektoratit Policor të Kosovës për suspendimin e tyre dhe vlerësimit të ndërhyrjes së tyre në rastin tragjik.
Sipas burimeve të gazetës Sinjali, të ndaluarit dhe njëkohësisht të suspenduar përkohësisht janë:
Ibrahim Nela – Rreshter në Stacionin Policor Lipjan – DRP Prishtinë
Artidon Konxheli – Zyrtar në SP Lipjan
Liridon Rrahmani – Zyrtar në SP Lipjan
Albian Ratkoceri – Zyrtar në SP Lipjan
Endrit Beqiri – Zyrtar në Stacionin Policor Ferizaj – DRP Ferizaj
Vendimi për ndalim dhe suspendim është marrë pas analizës së veprimeve të ndërmarra nga zyrtarët në menaxhimin e incidentit, ndërsa rasti po trajtohet nga njësitë kompetente hetimore dhe Prokuroria e Shtetit.
Hetimet janë në zhvillim.










