Trendy

Peshk helmues u kap në detin Adriatik afër splitit – Ekspertët thonë se është vdekjeprurës

Para 1 orë

Peshku toksik “puffer” (Lagocephalus sceleratus) është kapur sërish në Detin Adriatik. Mostra e fundit u kap dje në afërsi të Splitit, ndërsa para pak ditësh u regjistrua një tjetër rast në jug të Adriatikut.

Ekspertët paralajmërojnë se ky është një lloj jashtëzakonisht helmues dhe konsumimi i tij mund të jetë vdekjeprurës. Ai përmban tetrodotoksinë, një nga helmet më të fuqishme në natyrë.

Udhëzime për qytetarët:

  • Mos e prekni:Shmangni kontaktin direkt me duar.

  • Kujdes nga kafshimi: Ka nofulla shumë të forta dhe dhëmbë të mprehtë që shkaktojnë lëndime të rënda.

  • Raportoni kapjen:Shkencëtarët kërkojnë që çdo rast të lajmërohet për të monitoruar përhapjen e tij.

Ky lloj peshku njihet ndryshe edhe si “peshku tullumbace”ose “peshku balonë”dhe po vjen në Adriatik për shkak të ngrohjes së deteve.

Trending