Trendy

Pezheskian: Qëndrimi i Erdoganit në dënimin e Izraelit është për t’u lavdëruar

Para 2 orë

Presidenti iranian Masoud Pezheskian vlerësoi publikisht qëndrimin e Turqisë dhe veçanërisht të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, në dënimin e veprimeve të Izraelit në luftën e Lindjes së Mesme.

“Qëndrimi vendimtar i Presidentit të Republikës së Turqisë, vëllait tim të dashur, Rexhep Tajip Erdogan, në dënimin e regjimit agresiv sionist është i lavdërueshëm”, shkroi ai në një postim.

“Kombi vëllazëror turk ka luajtur një rol të rëndësishëm në solidaritet me Ummetin Islamik për shumë vite. Ne do të vazhdojmë në këtë rrugë të nderuar me hirin hyjnor”, përfundon ai.

Trending