Piloti kosovar Blin Hoxha është dëgjuar duke kërkuar leje për ulje në Aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe, gjatë komunikimit me kullën e kontrollit.
Përdorimi i shqipes në një sektor ku zakonisht përdoret anglishtja ka tërhequr vëmendje dhe është vlerësuar si një moment i veçantë.
Blin Hoxha është diplomuar në “European Malta Academy” në Maltë, një ndër akademitë e njohura të aviacionit në Evropë.










