Pishina e qytetit në Tetovë ka hapur nga sot dyert për të gjithë qytetarët, por me një politikë të veçantë çmimesh që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e opinionit publik.
Sipas njoftimit zyrtar të Komunës së Tetovës, në periudhën e re që do të zgjasë deri më 1 mars 2026, biletat do të tarifohen sipas gjinisë së vizitorëve.
Pjesa më e spikatur e këtij njoftimi janë çmimet për shfrytëzimin e pishinës. Konkretisht, Komuna ka vendosur një diferencë prej 50 denarësh në çmimin e biletës, bazuar në gjini:
- 150 denarë për meshkuj
- 100 denarë për femra
Ky vendim për tarifim të diferencuar të shërbimeve rekreative, edhe pse nuk është shpjeguar në detaje në komunikatë, ka hapur debat publik mbi kriteret sipas të cilave janë përcaktuar çmimet për vizitorët meshkuj dhe femra./Tetova1.mk/





