Për shkak të punimeve të planifikuara teknike në rrjetin elektrodistributiv, nesër, më 2 qershor 2026, një numër i madh konsumatorësh në Tetovë dhe fshatrat përreth do të mbeten përkohësisht pa energji elektrike, përcjell tetova1
Sipas njoftimit të shërbimeve kompetente, ndërprerjet do të fillojnë nga ora 08:00 dhe do të zgjasin në intervale të ndryshme gjatë ditës, deri në orën 14:00. Në listë përfshihen gjithsej 122 lokacione, ndërsa ndërprerja më e gjatë është paraparë në Dobrosht, si dhe në disa pjesë të Tetovës, me kohëzgjatje deri në 5 orë.
Orari i ndërprerjeve në Tetovë
Pa energji elektrike do të mbeten disa lagje dhe zona të qytetit në këto termine:
- 08:30 – 09:00: Një pjesë e qytetit
- 09:00 – 09:30: Lagjja Ciglana dhe lagjja Fushtanska, pranë ish-Qumështores së Vjetër
- 09:30 – 10:00: Lagjja Ciglana dhe objektet në lagjen Dereboj, afër Lumit të Tetovës
- 09:30 – 14:00: Një pjesë e qytetit, objektet në rrugën “Lenin”
- 13:00 – 13:15: Objektet pranë ONE Hospital dhe objektet në dalje të Tetovës, afër pompës së benzinës Makpetrol
- 13:15 – 13:45: Objektet në dalje të Tetovës, afër pompës së benzinës Makpetrol
Ndërprerje edhe në fshatrat e Tetovës
Pa energji elektrike do të mbeten edhe shumë fshatra të rajonit të Tetovës. Ndërprerjet më të hershme, nga ora 08:00 deri në 08:30, do të prekin fshatrat Çegran, Setollë, Otunjë dhe Jedoarcë.
Ndërprerja më e gjatë, nga 09:00 deri në 14:00, është paralajmëruar për Dobroshtin.
Fshatra të tjera që do të përfshihen nga ndërprerjet gjatë ditës janë: Gjermë, Poroj, Llacë, Strimnicë, Çiflik, Zhelinë, Dëbërcë, Falisht, Leshnicë e Poshtme, Leshnicë e Epërme, Brodec, Bozovcë, Vejcë dhe Veshallë. Ndërprerjet në këto vendbanime do të zgjasin nga 30 minuta deri në 1 orë, në periudhën nga ora 09:30 deri në 13:45.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe kompanive që të shkëpusin me kohë pajisjet e ndjeshme elektrike dhe të planifikojnë aktivitetet e tyre sipas orarit të publikuar. Ndërprerjet janë pjesë e aktiviteteve të rregullta për mirëmbajtjen dhe modernizimin e rrjetit elektrik, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike në të ardhmen./tetova1.mk










