Trendy

Pjesë të një rakete iraniane bien pranë një shkolle fillore në Izrael

Para 2 ditë

Pjesë të një rakete fragmentuese iraniane kanë rënë këtë të shtunë rreth orës 08:40 në hyrje të një shkolle fillore në Izrael. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se pjesët e raketës ranë pranë shkollës e cila ka rreth 600 fëmijë.

Siç shihen edhe nga pamjet nga pjesët e raketës u shkaktuan dëme në rrugë, makina dhe shumë dritare u thyen. Gjithashtu u dëmtua një kënd lojërash për fëmijë. Banorët ishin në strehimore dhe zona të mbrojtura. Kjo solli që nuk pati viktima.

Ky sulm është pjesë e përpjekjejeve iraniane për të synuar lagjet e banimit dhe civilët në shenjë hakmarrjeje ndaj luftës së nisur ndaj Iranit nga Izraeli dhe SHBA-të.

Trending