Trendy

Pjesë të Tetovës nesër pa energji elektrike

Para 1 orë

Banorët e disa pjesëve të Tetovës nesër (18 mars 2026) do të përballen me ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike, për shkak të punimeve të planifikuara teknike në rrjetin elektrodistribuiv, përcjell tetova1

Sipas njoftimeve, ndërprerja do të nisë nga ora 09:00 deri në 11:00 në një pjesë të lagjes Jasht Vardarit. Ndërkohë, nga ora 09:00 deri në 14:00 pa rrymë do të mbeten edhe banorët e rrugës “Shtipska”.

Nga institucionet kompetente u bëhet thirrje qytetarëve që të përshtatin me kohë aktivitetet e tyre dhe të ndërmarrin masa për mbrojtjen e pajisjeve elektrike.

Furnizimi me energji elektrike pritet të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve të parashikuara./tetova1.mk

Trending