Trendy

Pluhur i bardhë mes Tetovës – i riu 33-vjeçar bie në pranga!

Para 7 muaj

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se më 20 gusht 2025, rreth orës 01:00 pas mesnate, në rrugën “Marshal Tito” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë realizuar një aksion të suksesshëm, duke arrestuar D.P. (33) nga Tetova.

Gjatë kontrollit, tek i dyshuari është gjetur një substancë e bardhë në formë pluhuri, për të cilën ekziston dyshimi se bëhet fjalë për lëndë narkotike. Materiali është sekuestruar dhe dërguar për ekspertizë.

Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 33-vjeçarit do të ngritet kallëzim përkatës penal, ndërsa hetimet pritet të zbulojnë edhe lidhje të mundshme me persona të tjerë.

Trending