Trendy

Plumb në çati, rrezik i përgjithshëm në Dobërdoll të Vrapçishtit

Para 2 javë

Një rast i rrezikimit të përgjithshëm është raportuar në fshatin Dobërdoll, komuna e Vrapçishtit, ku një plumb i shkrepur nga armë zjarri ka goditur çatinë e një objekti banesor.

Rasti është denoncuar më 10.01.2026 rreth orës 16:30 nga F.A. (28), i cili ka deklaruar se ndodhej me familjen në objektin ndihmës – kuzhinë vere, kur kanë dëgjuar të shtënën dhe më pas kanë vërejtur rënien e një projektili brenda dhomës. Ekipi i DPB Gostivar ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe ka sekuestruar projektillin. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Trending