Maqedoni

POLIC NË MAQEDONI, KAMERIER NË KROACI! Eksod sezonal drejt bregdetit kroat

April 8, 2025, 05:04

Nga viti në vit po rritet numri i punonjësve sezonal nga Maqedonia që shkojnë në bregdetin kroat. Të joshur jo vetëm nga pagat shumë më të larta në raport me vendlindjen, por me heqjen e harxhimeve për bujtje dhe ushqim. Rritjen e madhe të numrit të punonjësve seconal nga Maqedonia e dëshmojnë edhe të dhënat statistikore kroate, sipas të cilëve, nëse në vitin 2021 ishin lëshuar 5925 leje qëndrimi për qytetarët e Maqedonisë e Veriut, një vit më vonë kjo shifër është dyfishuar në 10.053. Në vitin 2023, kjo shifër u rrit në 13.412 punonjës, dhe 13.855 në vitin 2024.

EVN Online

Papunësia, kostoja e shtrenjtë e jetesës, çmimet e larta dhe pakënaqësia me pagat në vend kanë sjellë edhe largimin e një numri të madh të qytetarëve nga Maqedonia për punë sezonale jashtë vendit këtë pranverë. Një numër i madh i tyre janë ende në kërkim të punës në Kroaci, disa janë tashmë atje, ndërsa të tjerët do të largohen deri në fund të majit. “Unë fitoj më shumë për një sezon në Adriatik sesa për një vit të tërë në Maqedoni. Për herë të parë erdha para pesë vitesh përmes ndërmjetësve, por tani kam marrëveshje direkte me pronarët e restorantit ku punoj si kamerier. Jam i kënaqur si me kushtet ashtu edhe pagën, por edhe ata janë të kënaqur me punën time”, thotë M.G nga Shkupi. Sipas tij, bisedat për mundësitë e punës sezonal po vijojnë nga lidhjet shoqërore dhe familjare, andaj edhe shpesh aspak nuk ka nevojë për kompani që ndërmjetësojnë për punë. Shpesh edhe vendasit kërkojnë punonjës nga Maqedoni jo vetëm në hoteleri, por edhe degë tjera si shërbime, ndërtimtari, transport…

Për më tepër, në Kroaci – në sezonin veror dominojnë punonjësit nga rajoni, edhe për faktin se punonjësit vendor me “letra evropiane”, ikin për punë në Austri, Gjermani, Zvicër… Punë ofrohet për më shumë profesione si kamerierë, kuzhinierë, punonjësit e kuzhinës, personeli i hoteleve dhe higjienistë, por edhe punëtorë ndërtimi, infermierë, shitës, kujdestarët për të moshuarit, shoferët dhe punëtorët e magazinave.

Dhe, njëjtë sikurse vitet e kaluara, edhe sivjet ka shumë raste kur të punësuar në administratën e shtetit të Maqedonisë, marrin pushime pa pagesë për disa muaj për të punuar si punonjës sezonal. Madje, jo vetëm administratorë, por drejt Kroacisë për punë po shkojnë edhe policë, të cilët tre muaj pa pagesë në Maqedoni dhe tre muaj punë në Kroaci, e kompensojnë fitimin për një vit këtu.

STRUGA PO ZBRAZET, KAMERIERË PUNOJNË STUDENTË E NXËNËS

Vitet e kaluara, në Strugë është vërejtur se nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët kanë punuar si kamerierë për shkak se kamerierët tamam dhe të mirët po ikin të punojnë në det.

Njohësit e gjendjes së tregut thonë se kur pagat e Maqedonisë janë të njëjta me ato në rajon, punëtorët nuk do të ikin. Pagat në Kroaci, Mal të Zi, Shqipëri dhe Bullgari, ku punëtorët tanë sezonalë shkojnë për punë, variojnë nga 1000 euro e lart. Për sa i përket stafit të kuzhinës në Kroaci, kërkesa më e madhe është për kuzhinierët. Pagat e tyre variojnë nga 1800 deri në 2500 euro, ndërsa shefat e kuzhinës mund të fitojnë deri në 3000 euro. Mjeshtrit e zgarës paguhen nga 1400 deri në 1900 euro. Të kërkuar janë edhe shefat e picave dhe pagat variojnë nga 1900 deri në 2500 euro. Ndihmëskuzhinierët fitojnë nga 1400 deri në 1800 euro, ndërsa asistentët e kuzhinës mund të llogarisin në shuma nga 900 deri në 1400 euro.

Në industrinë e hotelerisë ka një kërkesë të konsiderueshme për kamerierë dhe shërbyese, ku pagat variojnë nga 900 deri në 1400 euro. Gjithashtu, fotografët e hoteleve mund të fitojnë nga 1000 deri në 3000 euro, në varësi të përvojës dhe punëve të kontraktuara. Këtë sezon, nga fundi i marsit deri në fund të tetorit, në Kroaci do të punësohen përkohësisht rreth 15 mijë qytetarë të Maqedonisë.

“Fatkeqësisht, ky trend do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme deri në momentin e barazimit të pagave në Maqedoni me ato në vendet përreth Mesdheut. Është e qartë se një pjesë e mirë e atyre që nisen për punë sezonale në Kroaci udhëhiqen nga dëshira për të jetuar dhe punuar në det. Pra, edhe në kushtet kur vendet e caktuara të punës në Maqedoni paguhen njësoj si ato në Kroaci, vendimtare është se atje janë në det”, shpjegon Zoran Koçoski, menaxher gjeneral i Kouzon. Me vite, interesimi më i madh për punë sezonale është për në Kroaci, dhe më pak për Mal të Zi, Shqipëri dhe Bullgari. Të ardhurat e sigurta, strehimi i siguruar dhe pagat e majme janë tre gjërat që janë kushtet kyçe për punëtorët sezonalë kur zgjedhin një punëdhënës me të cilin do të fillojnë një punë sezonale.

Sipas hulumtimit të portalit “Moj posao” (Puna ime) ndër punëtorët sezonalë që presin rritjen më të madhe të pagave në krahasim me mesataren e vitit të kaluar janë pastruesit, ata duan një pagë më të madhe 60 për qind ose rreth 1500 euro, të ndjekur nga shërbëtorët që presin një pagë më të lartë 46 për qind ose minimumi rreth 1287 euro. Këtë sezon, kamerierët presin që pagat e tyre të rriten me 40 për qind, në një mesatare prej 1561 euro, shitësit me 35 për qind, në rreth 1257 euro në muaj dhe kuzhinierët me 33 për qind, ose 1703 euro. Recepsionistët presin paga më të larta këtë sezon për rreth 32 për qind se vitin e kaluar, ose rreth 1447 euro, dhe punëtorët e magazinës një rritje prej 13 për qind, në 1220 euro.

AKOMODIMI DHE USHQIMI FALAS, VENDIMTARË

Punëtorët e anketuar dhe shumica prej tyre që kanë punuar sezonalisht vitet e kaluara, presin kushte të mira pune, ndër të cilat të ardhurat e sigurta janë “vendimtare” për 46 për qind të tyre, si dhe strehimi i siguruar në vendin ku punojnë, për 38 për qind prej tyre. Gjithashtu, kushtet si ditët e pushimit po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për ta si dhe orari i përcaktuar i punës dhe vendi ku do të punojnë.

Hulumtimi tregoi gjithashtu se, mesatarisht, shumica e punëtorëve gjejnë punë sezonale në hotelieri, 64 për qind e tyre, pasuar nga shitjet, 25 për qind dhe turizmi dhe administrata, nga 24 për qind. Përvetësimi i njohurive dhe aftësive të reja është përparësia kryesore e punës sezonale për shumicën e të anketuarve, 67 për qind, dhe për 53 për qind është një pagë më e lartë në krahasim me punët gjatë gjithë vitit. Gjithashtu, 52 për qind e tyre përmendën gjithashtu avantazhin e njohjes me njerëz të rinj, dhe 40 për qind përmendën atraktivitetin dhe interesin e punës sezonale dhe të kalimit të kohës në det. Vetëm rreth 4 për qind besojnë se puna sezonale nuk ka përparësi. Ndër sfidat, renditen puna sezonale afatshkurtër dhe 32 për qind intensiteti i tepërt i këtyre vendeve të punës, prandaj 21 për qind e të anketuarve mendojnë se një ritëm i tillë i punës duhet të paguhet më mirë. Pothuajse 40 për qind e tyre e shohin cilësinë e dobët të akomodimit si një mangësi apo problem kyç.

Gjithashtu, sektori i akomodimit kroat po përballet me vështirësitë e ndryshme. Mungesa e stafit për pastrimin e dhomave dhe apartamenteve ka sjellë një rritje të ndjeshme të çmimeve të këtyre shërbimeve. Kështu, tarifa për orë për pastrim të herëpashershëm të banesës po i afrohet shumës prej 25 euro. Sipas vlerësimeve, për realizimin e suksesshëm të sezonit turistik, Kroacia duhet të punësojë rreth shtatëdhjetë e pesë mijë punëtorë sezonalë, përveç punonjësve të përhershëm. (koha.mk)

Tetova1 në Youtube

IMG_4745
Dhunë në një familje në Tetovë-46-vjeçari e sulmon fizikisht gruan e tij
IMG_2709
Aksident tragjik në rrugën Kërçovë-Gostivar, ka të vdekur
Hamit Xhaferi
Ndahet nga jeta profesor Hamit Xhaferi
IMG_2626
Përpjekje për vendosje të linjës ajrore Prishtinë-Nju Jork
IMG_2711
Tre të vdekur dhe tetë të lënduar nga aksidenti në rrugën Kërçovë-Gostivar

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A