Më datë 29.05.2025 në orën 21:45 në Tetovë në rrugën
,,Iliria” në afërsi të ish fabrikës “Plastika medicinale” në Tetovë, efektivët policorë nga SPB Tetovë, kanë arrestuar personin E.T. (19) nga fshati Reçicë e Madhe, i cili pasi është ndaluar nga një automjet pasagjerësh ,,Golf” me targa të Tetovës, ka filluar të sillet në mënyrë agresive ndaj tyre dhe t’i nënçmojë ata ndërsa po kryenin detyrat zyrtare.
Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.TS





