Zëvendësdrejtori i “Pyjeve Kombëtare”, Kire Mihailov, publikoi në profilin e tij në Facebook një video nga një aksion, ku në vendin e ngjarjes u kapën disa persona në flagrancë duke prerë dru në mënyrë të paligjshme në Plaçkovicë, shkruan tetova1
Sipas njoftimit, sot, në bashkëpunim me Policinë Pyjore nga Stacioni Policor i Shkupit, në terren u kapën hajna e druve që gjatë periudhës së fundit kishin shkaktuar dëme të mëdha në rajonin e Radovishit.
Siç thekson Mihailov, nga kryerësit u konfiskuan dy automjete, një motorçikël prerës dhe mjete të tjera me të cilat kryenin veprën penale.
“Kryerësit janë identifikuar dhe menjëherë do të ndiqen procedura penale,” thekson ai, duke shtuar se nuk ka të paprekshëm./tetova1.mk
https://www.facebook.com/share/v/1B6MYszvEd/?mibextid=wwXIfr









