Trendy

Policia e Tetovës: Aksident tragjik në autostradën Tetovë–Shkup, tre të vdekur dhe një fëmijë i lënduar

Para 8 muaj

Tetovë, 31 korrik 2025 – Policia Tetovës ka njoftuar për një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në autostradën Tetovë–Shkup, në dalje të Tetovës, ku janë përfshirë një veturë e tipit Opel me targa të Tetovës dhe një autobus.

Sipas informacioneve fillestare, në vendngjarje kanë ndërruar jetë dy persona – një burrë dhe një grua – ndërsa një grua tjetër ka humbur jetën në Spitalin Klinik të Tetovës si pasojë e plagëve të marra. Në aksident është lënduar edhe një fëmijë, i cili është dërguar për trajtim mjekësor dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes ndodhen prokurori publik, ekipet e zjarrfikësve dhe njësitë e policisë të cilët po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Policia bën të ditur se për më shumë detaje do të informojë publikun pas dokumentimit të plotë të rastit.

Trending