Lajme

Policia jep detaje për arrestimet e sotme, 5 persona dyshohen për keqpërdorim të 762 mijë euro

March 25, 2025, 01:03

Ministria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar kallëzime penale në Prokurorinë Themelore të Shkupit kundër pesë personave fizikë dhe një personi juridik për shkelje të procedurave të prokurimit publik lidhur me zgjedhjen e një kompanie për sigurim fizik në 14 stacione pagesa të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore. Padi penale është ngritur kundër J.B. (54) nga Kërçova, E.R. (56) nga Tetova, E.LJ. (61) nga Tetova, M.B. (48) nga Shkupi dhe D.Z. (39) nga Tetova, si dhe kundër një subjekti juridik nga Kërçova.

Një hetim është hapur ndaj drejtorit të atëhershëm të kompanisë nga Kërçova dhe subjekti juridik për veprën penale “shkelje e procedurës së thirrjes publike, dhënia e kontratës për prokurim publik ose partneritet publik-privat” sipas nenit 275-ç të Kodit Penal, ndërsa për katër të tjerët – drejtorin e atëhershëm të ndërmarrjes, një nga nënshkruesit e kontratës dhe dy të autorizuarit për mbikëqyrje të realizimit, po zhvillohet procedurë për shkelje të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Në lidhje me këtë, bëhet fjalë për një kontratë të prokurimit publik të lidhur më 8 gusht 2022, ku administratori i dyshuar i agjencisë për sigurim ishte angazhuar të sigurojë mbrojtje fizike 24/7 në të gjitha 14 stacionet e pagesave të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore për një periudhë dyvjeçare. Megjithatë, ai nuk e ka përmbushur këtë angazhim dhe ka ofruar vetëm sigurim fizik të pjesshëm, kryesisht gjatë ndërrimit të parë, ndërsa faturat janë dërguar për shërbime si të ishin ofruar 24/7 për gjithë periudhën e kontratës, deri në ndërprerjen e saj.

Drejtori i atëhershëm i ndërmarrjes ishte i detyruar të mbikëqyrë ligjshmërinë e punës dhe zbatimin e rregullave, por ai e ka shpërdoruar këtë detyrë duke mos e realizuar mbikëqyrjen e nevojshme, edhe pse ka qenë i informuar se sigurimi fizik është ofruar vetëm pjesërisht. Dy drejtorë të tjerë të departamentit për mbledhjen e taksave dhe mbikëqyrjen e pagesave gjithashtu nuk e kanë kryer mbikëqyrjen e duhur dhe, megjithatë, kanë miratuar kërkesat për pagesa, pavarësisht se kanë qenë të informuar se sigurimi ishte ofruar vetëm pjesërisht.

Nënshkruesi i dytë i kontratës ka miratuar kërkesat dhe faturat për pagesa, edhe pse ka qenë i njohur me specifikimet, dhe këto fatura janë paguar për agjencinë e sigurimit.

Në këtë mënyrë, të dyshuarit e tjerë kanë mundësuar që agjencia e sigurimit të përfitojë një shumë të paligjshme prej 46,918,079 denarë, duke shkaktuar një dëm të madh për Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore. Prokurori i Posaçëm ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarin e parë, ndërsa për të tjerët janë propozuar masa të kujdesit.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_0229
Ervin Toro, shqiptari nga Amerika që do sjell ndryshimin në Shqipëri
IMG_0171
Në fillim licenca, pastaj leja për punë: Rregulla të reja për objektet gastronomike dhe ndërtimore
IMG_0168
Mustafa Imeri, drejtor i Filharmonisë së RMV-së
IMG_0165
Pesë pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore! 12 lëshohen në trajtim shtëpiak, një kthehet nga Beogradi
IMG_0162
MPB me detaje për aksionin e sotëm lidhur me ‘Ndërmarrjen e Rrugëve shtetërore’
IMG_0159
Është publikuar lista e kompanive ndërtimore që kanë mbetur pa licenca