Më 01.02.2026, në ora 14:05, në fshatin Sedllarcë e epërme të Tetovës, zyrtarë policorë nga Njësia Policore e Kamenjanit kanë arrestuar E.N. (33) nga i njëjti fshat.
Ai ishte në kërkim me urdhër të Gjykatës Themelore të Tetovës për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti, për veprën penale “vjedhje e rëndë”, sipas nenit 236 të Kodit Penal.
Pas arrestimit, E.N. është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtje të dënimit.





