Më 23 janar 2026, në orën 00:15, në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin D.M. (47) nga fshati Kamjan i Tetovës.
Policia ka ndaluar automjetin “Hyundai” me targa të Tetovës, të cilin D.M. e drejtonte në drejtim të kundërt të korsisë. Pas kontrollit, është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, me 1.57 promilë alkool në gjak.
Shoferi është përjashtuar menjëherë nga trafiku dhe është mbajtur në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.










