Trendy

Policia kap tre të rinj në Xhepçisht me mar’ihuanë, njërit i konfiskohet edhe “Renault Twingo” pa dokumente

Para 32 minuta

Më 11.08.2026 në ora 16:00, në fshatin Xhepçisht të Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat N.A. (20), B.D. (19) dhe S.E. (19), që të gjithë nga fshati Xhepçisht, pasi gjatë kontrollit tek ata është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Po ashtu, nga N.A. është konfiskuar edhe një automjet udhëtarësh “Renault Twingo” për të cilin nuk posedonte asnjë dokument. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të vijojë parashtresë përkatëse.

Trending