Më 17.02.2026, në ora 22:40, në rrugën “Blagoja Toska”, pranë kryqëzimit me rrugën “29 Nëntori” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Tetovë kanë privuar nga liria M.Ç. (27) nga Tetova. Gjatë kontrollit është konstatuar se ai drejtonte automjet të tipit “Hyundai” me targa të Tetovës pa poseduar patentë shofer. Automjeti është konfiskuar, ndërsa i njëjti është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Po atë ditë, në ora 00:20, në bulevardin “Ilindenska” në Tetovë, zyrtarë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria G.M. (19) nga fshati Siniçan. Edhe ai është kapur duke drejtuar automjet të tipit “BMW” me targa të Tetovës pa leje drejtimi. Automjeti është konfiskuar, ndërsa ndaj tij do të vijojë procedura përkatëse pas dokumentimit të rastit.
Gjithashtu, më 17.02.2026, në ora 20:40, në rrugën “Jane Sandanski” në Tetovë, është privuar nga liria L.S. (18) nga fshati Odri. Gjatë kontrollit është konstatuar se ai drejtonte automjet të tipit “Volkswagen Eos” me targa të Tetovës pa patentë shofer. Edhe ky automjet është konfiskuar, ndërsa i riu është ndaluar në stacion policor dhe ndaj tij do të ndërmerren veprime të mëtejshme ligjore./tetova1.mk










