Trendy

Policia ndjek protestuesit nëpër shesh, ata kundërpërgjigjen me mjete piroteknike

Para 1 orë

Situata në qendër të Prishtinës vazhdon të jetë e tensionuar, pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve.

Policia po vazhdon përdorimin e gazit lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve, ndërsa tashmë ka nisur ndjekjen e tyre nëpër sheshet e Prishtinës.

Në anën tjetër, protestuesit i janë kundërpërgjigjur policisë duke hedhur mjete piroteknike në drejtim të zyrtarëve policorë.

Situata mbetet e tensionuar në qendër të kryeqytetit. /IndeksOnline/

Trending