Zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Jugu në Mitrovicë, sot me datën 26.02.2026 kanë marrë pjesë në një aktivitet humanitar të organizuar me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke ndihmuar në shpërndarjen e ushqimit për besimtarët gjatë iftarit të organizuar në qytetin e Mitrovicës nga një organizatë humanitare.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Policia në Komunitet, e cila përmes angazhimit të saj kontribuoi në shpërndarjen e ushqimit për të pranishmit. Pjesëmarrja e zyrtarëve policorë në këtë aktivitet kishte për qëllim mbështetjen e iniciativave humanitare dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve.
Ky veprim dëshmon përkushtimin se Policia, krahas përkushtimit në ofrimin e sigurisë, poashtu ofron mbështetje të aktiviteteve me karakter humanitar dhe social.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ndërtimin e besimit dhe partneritetit me komunitetin, duke qenë në shërbim të të gjitha komuniteteve pa dallim!











