Kosove

Policia thotë se në Jarinë ka qarkullim të automjeteve, Bërnjaku dhe Merdare mbesin të mbyllura

Autori

Autori

Portali Tetova

September 7, 2024, 09:09

Qarkullimi i të gjitha automjeteve nga të dyja anët e kufirit verior në pikëkalimin Jarinë mes Kosovës dhe Serbisë është duke u zhvilluar pa ndonjë problem të shtunën, një ditë pasi u bllokua pjesërisht nga disa shoqata serbe, sipas Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, dy pikëkalime të tjera, Bërnjak dhe Merdare, vazhdojnë të mbesin të mbyllura.

Përfaqësues nga disa shoqata serbe i bllokuan të premten rrugët pranë tri pikave kufitare me Kosovën në territorin e Serbisë, Jarinë, Bërnjak dhe Merdare, duke mos i lejuar të kalonin udhëtarët me dokumente të Kosovës.

Por, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha të shtunën në mëngjes se në Jarinë nuk ka bllokim të kufirit.

“Në mëngjesin e sotëm në pikën kufitare në Jarinë, është duke u zhvilluar pa problem qarkullimi i automjeteve në të dyja anët e kufirit edhe të automjeteve me targa serbe dhe atyre me targa të Kosovës”, tha Elshani.

Megjithatë, në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme të Kosovës qarkullimi në Jarinë thuhet se është i bllokuar për automjetet dhe kamionët me dokumente kosovare.

Autoritetet kosovare i mbyllën të premten në mbrëmje për qarkullim dy pikëkalime kufitare me Serbinë – Bërnjak dhe Merdare.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të premten se këto dy pikëkalime janë mbyllur për pasi persona të maskuar në pjesën serbe të kufirit po i “ndalojnë në mënyrë selektive e me qasje fashiste” qytetarët që duan të kalojnë transit përmes Serbisë.

Ekipi i shërbimit të Ballkanit i Radios Evropa e Lirë ka parë persona të maskuar afër bllokadës të vendosur në pjesën serbe të kufirit në Bërnjak natën e së premtes.

Shoqatat serbe i vendosën këtu bllokada në anën serbe të kufirit me Kosovën si shenjë proteste ndaj mbylljes së institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës nga autoritetet kosovare.

Organizatorët e bllokadave duan që Kosova ta tërheqë policinë nga komunat me shumicë serbë në veri, ta lejojë përdorimin e valutës së dinarit serb, i cili u ndalua në fillim të këtij viti, si dhe ta lejojë punën e komunave paralele serbe.

Pikëkalimet e tjera kufitare mes dy vendeve, Dhei i Bardhë, Mutidovë dhe Muçibabë, janë të hapura./REL

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

Screenshot-2024-09-14-131704-750x430
Liga e parë e futbollit/ Në Çair “Super Derbi” Shkupi – Shkëndija!
egrgre
Goli i Enis Bardhit, në garë për më të mirin në UEFA Nations League 2024
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë

Më shumë nga kategoria

Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
permbytje-780x470
Përmbytjet në Europë, fshatra e qytete të zhytura nën ujë, shkon në 16 numri i viktimave
Vladimir-Putin
Putin nxjerr dekretin për rritjen e numrit të ushtarëve rus në 1.5 milion
shiu-780x439
Nga e mërkura reshje të dendura shiu në Maqedoni
IMG_0006
Qendra Klinike në Shkup do të ketë vetëm një drejtor
Gjykata_Apelit
Titanik 3/ Apeli hedh poshtë propozimin e mbrojtjes së zyrtarëve të BDI-së
Struge_Drini-780x470
Strugë, dyshime rreth koncesionit për ndriçimin rrugor

DIASPORA