Ministria e Punëve të Brendshme ka siguruar 120 makina të reja për policinë, ndërsa projekti është realizuar me kursim të konsiderueshëm të mjeteve buxhetore. Siç deklaroi ministri Pançe Toshkovski, janë shpenzuar 202 milionë denarë, ndërsa çmimi për automjet ka qenë më i ulët se ai komercial.
Me këto automjete forcohen kapacitetet e policisë. Automjetet janë të pajisura plotësisht me teknologjinë më moderne. Ato janë të pajisura edhe me të ashtuquajturin sistem TETRA me informacione të nevojshme, që u mundëson zyrtarëve policorë në terren të kryejnë kontrollet në evidencë dhe të gjitha analizat e të dhënave me të cilat disponon MPB-ja.










