Trendy

Politologu amerikan: Nuk po fitojmë ndaj Iranit, po dukemi budallenj

Para 1 orë

Profesori i njohur i marrëdhënieve ndërkombëtare, John J. Mearsheimer, ka kritikuar ashpër strategjinë amerikane në luftën kundër Iranit, duke thënë se Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në një konflikt pa plan të qartë dhe pa kapacitetet e nevojshme ushtarake për të arritur objektivat e shpallura.

Në një deklaratë publike, Mearsheimer u shpreh se lufta nuk po shkon në favor të Washingtonit.

“Ne nuk po fitojmë kundër Iranit. Nuk po fitojmë”, tha ai, duke shtuar se situata po dërgon një sinjal negativ për fuqitë e tjera të mëdha.

Sipas tij, fakti që SHBA-të ka nisur një luftë pa një strategji të qartë dhe pa forcat e mjaftueshme për ta fituar atë, e paraqet vendin si të papërgatitur në sytë e rivalëve globalë.

“Ne po dërgojmë një mesazh se jemi një grup budallenjsh që kemi nisur një luftë që nuk mund ta fitojmë”, u shpreh ai.
Profesori amerikan ngriti gjithashtu shqetësimin për mënyrën se si kjo situatë perceptohet nga fuqitë rivale si Kina dhe Rusia.

Sipas tij, konflikti po krijon përshtypjen se Shtetet e Bashkuara janë të paafta në planifikimin strategjik.

Mearsheimer përmendi edhe bashkëpunëtorë të afërt të presidentit amerikan Donald Trump, si Steve Witkoff dhe Jared Kushner, duke sugjeruar se përvoja e Rusisë në negociatat me ta ka forcuar perceptimin për mungesë kompetence në administratën amerikane.

Trending